Tirana
clear sky
19.5 ° C
19.5 °
19.5 °
73 %
2.1kmh
0 %
Pre
32 °
Sht
29 °
Die
30 °
Hën
27 °
Mar
21 °
E premte, 17 Shtator, 2021

Tentoi të kalonte vjehrrën me dokumente false nga Rinasi, kush është Specialistja e Krimeve në Drejtorinë e Policisë, një vit më parë i vranë burrin ish-polic në derën e shtëpisë (EMRAT)

spot_img

Lajme të ngjashëm

3dd6ca22658fa0da3022ca8092f83525

Dy ditë më parë Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat njoftoi se ka pezulluara nga detyra 4 efektive të Policisë së Shtetit, pasi kanë tentuar të kalojnë me dokumente false një shtetase nga Aeroporti i Rinasit.

Mësohet se efektivet e pezulluara janë Matilda Bilali, Liri Sinakoli, dhe dy kolegë të tjerë në Komisariatin e Policisë Rinas, Aranit Dibra dhe Arta Mamani.

Matilda Bilali është bashkëshortja e ish-policit të ndjerë Arben Bilali, i vrarë një vit më parë në zonën e Selitës. Bilalit i kishin vrarë më herët dhe dy vëllezërit e tjerë, Bujar Bilalin dhe Leonard Bilalin, ish-mundës i Dinamos. Dhe pikërisht bashkëshortja e të ndjerit Arben Bilali, me detyrë specialiste e Krimeve në Drejtorinë e Policisë po përpiqej të nxirrte nga Shqipëria me dokumente false vjehrrën e saj, mamanë e Arbenit.

Marilda Bilali është Pezulluara nga detyra nga SHÇBA bashkë me kolegët e tjerë pasi do të kalonte me dokumente false në Rinas vjehrrën e saj Kumrije Bilali. Kjo e fundit jetonte e vetme me djalin e ndjerë në Tiranë, në zonën e Selitës dhe me nusen e tij, specialisten e Krimeve Matilda Bilalin.

Pas vrasjes dhe të djalit të tretë, Kumrije Bilali me ndihmën e nuses së djalit do të udhëtonte drejt Anglisë. Gjykata ka vendosur ndaj saj masën detyrim paraqitje.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img