Tirana
broken clouds
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
77 %
1kmh
65 %
Mar
27 °
Mër
25 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
19 °
E martë, 21 Shtator, 2021
spot_img

Tentoi të kalonte rreth 100 kg hashash në Maqedoni, ekstradohet nga Gjermania 21-vjeçari shqiptar  

spot_img

Lajme të ngjashëm

5ab24de720daf85ebbead6bb49c43aa3

Interpoli shqiptar ekstradoi nga pala gjermane një 21-vjeccar të dënuar për trafikim të lëndëve narkotike drejt Maqedonisë së Veriut.

Shtetasi me inicialet A.XH., nga Dibra ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikim të 104.75 kg kanabis në vitin 2017. I riu është dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë me masën ‘’arrest me burg’’.

Pas rikthimit në atdhe, ai do të vuajë dënimin.

Njoftimi i policisë:

Bashkëpunim mjaft i mirë edhe me Interpol Mynih/Gjermani.

Ekstradohet nga Gjermania, një shtetas i kërkuar për veprën penale  “Trafikim i lëndëve narkotike” në bashkëpunim, mbetur në tentativë.

Mbrëmjen e djeshme u krye ekstradimi nga Mynih/Gjermani drejt vendit tonë i shtetasit shqiptar A. Xh., 21 vjeç, lindur në Gjoricë e Epërme, Dibër.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë me vendimin penal nr. 333, datë 15.07.2017, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike” në bashkëpunim, mbetur në tentativë.

Në datë 29.04.2017 oficerët e policisë kufitare kanë sekuestruar 104,75 kg cannabis sativa, të cilën shtetasi A. Xh. ka tentuar ta trafikojë nëpërmjet kufirit tokësor drejt Maqedonisë së Veriut.

Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me homologët për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar brenda dhe jashtë vendit, me qëllim përballjen e tyre me drejtësinë e vendeve të cilat i kanë shpallur në kërkim.

Më shumë

spot_img