Hapësire reklamuese

Aktualitet

Tentoi të kalonte në portin e Durrësit me dokumenta false, arrestohet 21-vjeçari nga Kosova

Shkruar nga Newsbomb
Tentoi të kalonte në portin e Durrësit me dokumenta false,

Policia e Durrësit ka arrestuar dy persona, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Bëhet me dije se është arrestuar shtetasi B.A., 21 vjeç,  banues në Kosovë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në Pikën e Kalimit Kufitar Durrës ka tentuar të kalojë kufirin me dokumenta (ID dhe leje drejtimi) të dyshuara të falsifikuara.

Gjithashtu është arrestuar edhe shtetasi P.M., 53 vjeç,  banues në Durrës, pasi në lagjen Nr.6,  duke drejtuar në gjëndje të dehur, mjetin tip “ Land Rover ” është përplasur me mjetin tip “Hondai” me drejtuese shtetasen G.H., ku për pasojë janë shkaktuar vetëm  dëme materiale.

Njoftimi i plotë i policisë:

Arrestohen në flagrancë dy shtetas për vepra të ndryshme penale

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës kanë arrestuar në flagrancë shtetasin B.A., 21 vjeç,  banues në Kosovë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në Pikën e Kalimit Kufitar Durrës ka tentuar të kalojë kufirin me dokumenta (ID dhe leje drejtimi) të dyshuara të falsifikuara.

Gjithashtu, është arrestuar në flagrancë shtetasi P.M., 53 vjeç,  banues në Durrës, pasi në lagjen Nr.6,  duke drejtuar në gjëndje të dehur, mjetin tip “ Land Rover ” është përplasur me mjetin tip “Hondai” me drejtuese shtetasen G.H., ku për pasojë janë shkaktuar vetëm  dëme materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu