Tirana
clear sky
-3.5 ° C
-3.5 °
-3.5 °
59 %
0.5kmh
0 %
Enj
7 °
Pre
9 °
Sht
10 °
Die
9 °
Hën
9 °
E enjte, 9 Shkurt, 2023

Tentoi të kalonte kufirin me dokument fals, arrestohet turku në Sarandë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një shtetas turk është vënë në prangat e policisë së Sarandës, pasi është kapur me dokumente të falisfikuara.

Sipas Policisë, shtetasi turk me inicialet N.Ç, 59-vjeç është ndaluar gjatë tentativës për të hyrë në Greqi me kartë identiteti të falsifikuar.

Njoftimi i policisë:

Tentoi të kalonte kufirin me kartë identiteti të falsifikuar, vihet në pranga 1 shtetas turk.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Portin e Sarandës, në bashkëpunim dhe me Komisariatin e Policisë Sarandë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive të paligjshme të evidentuara në kufi, gjatë kontrollit të imtësishëm të dokumentacionit, për kalimin e kufirit me destinacion shtetin Grek, të një shtetasi turk, me kartë identiteti hollandeze, kanë konstatuar se gjeneralitetet në kartë nuk i përkisnin këtij shtetasi dhe menjëherë kanë bërë shoqërimin e tij.

Në vijim të veprimeve nga specialistët për Hetmin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit turk N. Ç., 59 vjeç, banues në Turqi, për veprat penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Më shumë


spot_img









spot_img