Hapësire reklamuese

Aktualitet

Tentoi të kalonte ilegalisht drejt Italisë, një i ri gjendet i mbytur në portin e Durrësit (FOTO)

Shkruar nga Newsbomb

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Portin e Durrësit, ku është mbytur një shtetas i huaj, rreth 20 vjeç.

Dyshohet se personi që është mbytur është nga Siria. Trupi i pajetë është gjetur nga policia kufitare në basenin ujor të portit.

Shtetasi sirian, identiteti i të cilit nuk dihet ende, ka tentuar të kalojë ilegalisht për në Itali.

I riu kishte në trup veshur vetëm rroba banjo, ndërsa sendet e tjera personale i kishte në çantë e shpinës. Ai ka humbur jetën në tentativë për t’u larguar në Itali përmes Portit të Durrësit.

Trupi i pajetë është dërguar për në morg. Policia ndodhet në vendnin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Këto pamje të trishta kujtojnë vitet e 1991, ku shqiptarët dyndeshin për t'u larguar për në Itali.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu