Tirana
broken clouds
24 ° C
24 °
24 °
41 %
3.1kmh
75 %
Hën
23 °
Mar
22 °
Mër
23 °
Enj
18 °
Pre
19 °
E hënë, 17 Maj, 2021
spot_img

Tentoi të kalonte 8 shtetas drejt BE-së në mënyrë të paligjshme , arrestohet 44- vjeçari në Shkodër

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një 44-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shkodrës pasi tentoi t’u jepte ndihmë 8 shtetave të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit.

Sipas njoftimit të policisë shtetasi me iniciale G.H banues në Tiranë  është kapur në aksin rrugor Shkodër-Hani Hotit, teksa po transportonte me mjetin tip “Fiat”  8 shtetasit e huaj nga vendet e treta, drejt Malit të Zi, me destinacion final vendet e BE-së.

Ndërkohë, materialet iu referuan Prokurorisë Shkodër për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve.”

Njoftimi I plotë I Policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Porosia”.

Tentoi t’i jepte ndihmë 8 shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, arrestohet në flagrancë 44-vjeçari.

Nga strukturat e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Shkodër, në zbatim të planit të masave “Për goditjen dhe parandalimin e emigracionit të paligjshëm”, pas një pune të mirorganizuar u finalizua operacioni policor i koduar “Porosia”. 

Si rezultat i këtij operacioni është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. H., 44 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas është kapur në aksin rrugor Shkodër – Hani Hotit, duke transportuar me një mjet tip “Fiat”, 8 shtetas të huaj nga vendet e treta, drejt Malit të Zi, me destinacion final vendet e BE-së. 

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img