Hapësire reklamuese

Aktualitet

Tentoi të kalojë autostradën, makina përplas këmbësorin në aksin Tiranë-Durrës

Shkruar nga Newsbomb
Tentoi të kalojë autostradën, makina përplas

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në rrugën Tiranë-Durrës, ku ka mbetur i plagosur rëndë një këmbësor.

Bëhet me dije se një mjet tip kamionçinë ka përplasur një këmbësor, i cili ka kaluar trafikndarësen dhe ka tentuar të kalojë rrugën. Automjeti me drejtues shtetasin G. Xh., 21 vjeç ka përplasur rëndë shtetasin I. H., rreth 70 vjeç, i cili është në spital, në kujdesin e mjekëve, në gjëndje të rëndë shëndetësore.

“Rreth orës 09:50, në segmentin rrugor “Durrës-Tiranë”, automjeti me drejtues shtetasin G. Xh., 21 vjeç, është përfshirë në një aksident me  këmbësorin, shtetasin I. H., rreth 70 vjeç, i cili është në spital, në kujdesin e mjekëve, në gjëndje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese