Tirana
scattered clouds
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
88 %
1.5kmh
40 %
Die
26 °
Hën
27 °
Mar
27 °
Mër
28 °
Enj
27 °
E diel, 4 Qershor, 2023

Tentoi të hapte një predhë të vjetër artilerie, plagoset 44-vjeçari në Durrës

Lajme të ngjashëm

Një 44-vjeçar ka mbetur i plagosur ditën e sotme në Durrës si pasojë e një predhe të vjetër.

Sipas njoftimit të policisë mësohet se shtetasi R.N, 44 vjeç, dyshohet se është dëmtuar aksidentalisht, nga një djegore fundore e vjetër e predhave të artilerisë, të cilën e kishte gjetur në një kosh mbeturinash, djegore e cila i ka plasur në dorë kur ka tentuar ta hapë.

44-vjeçari është dërguar në spital për ndihmë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 14:30, në lagjen nr. 17, Durrës, shtetasi R. N., 44 vjeç, dyshohet se është dëmtuar aksidentalisht, nga një djegore fundore e vjetër e predhave të artilerisë, të cilën e kishte gjetur në një kosh mbeturinash, djegore e cila i ka plasur në dorë kur ka tentuar ta hapë.

44-vjeçari është dërguar në spital për ndihmë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.


Më shumë