Hapësire reklamuese

Aktualitet

Tentoi të grabiste taksinë, arrestohet 23-vjeçari palestinez, plagosi me thikë shoferin në Shijak

Shkruar nga Newsbomb
Ilustruese

Policia ka arrestuar një 23-vjeçar palestinez, pasi personi në fjalë ka goditur me thikë një taksist.

Bëhet me dije se palestinezi, i cili ka ardhur në vendin tonë ilegalisht, kishte marrë një taksi në Tiranë për të shkuar në Durrës, kur kishte mbërritur atje i ka nxjerrë thikën dhe ia ka vënë taksistit në fyt.

23-vjeçari i ka kërkuar taskistit të zbresë dhe t’i japë mjetin.

Shtetasin D. M., 40 vjeç, banues në Tiranë (taksisti) nuk ka pranuar dhe është konfliktuar me palestinezin. 23-vjeçari e ka qëlluar me thikë në dorë dy herë taksistin.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak arrestuan në flagrancë, për veprën penale "Vjedhja me dhunë" e mbetur tentativë, shtetasin palestinez M. B., 23 vjeç, pasi në datën 13.02.2021, në Fllakë, Shijak, ka goditur me mjet prerës (thikë) në dorë, shtetasin D. M., 40 vjeç, banues në Tiranë, me qëllim për t’i vjedhur mjetin taksi me të cilin po udhëtonte nga Tirana në drejtim të Durrësit”, njoftoi policia.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll