Tirana
clear sky
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
87 %
1.5kmh
0 %
Enj
19 °
Pre
19 °
Sht
19 °
Die
19 °
Hën
14 °
E enjte, 23 Mars, 2023

Tentoi të futet në Shqipëri me dokumente false, arrestohet italiani në Kakavijë, procedohet 60-vjeçari që e ndihmoi në kufi

Lajme të ngjashëm

Një 25-vjeçar Italian me iniciale G. C., është arrestuar nga Policia kufitare në Kakavijë, pasi tentoi të futet në territorin shqiptar me dokumente false.

Gjatë kontrollit atij i është gjetur dhe sekuestruar një kartë identiteti e falsifikuar. Lidhur me këtë çështje është proceduar shtetasi A. T., 60 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka ndihmuar italianin për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme.

Njoftimi i policisë:

Ndalohet një shtetas italian për veprat penale “Falsifikim i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave” dhe “Kalim i paligjshëm i kufirit”, si dhe procedohet një shtetas për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Shërbimet e Policisë Kufitare Kakavije, si rezultat i shtimit të kontrolleve me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar dhe në analizën e riskut, në hyrje të RSH kanë kapur shtetasin italian G.C., i cili ka hyrë në mënyrë të paligjshme.

Gjithashtu gjatë kontrollit personal të ushtruar nga shërbimet e policisë kufitare, iu gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një kartë identiteti italiane e falsifikuar.

Në përfundim të veprimeve të kryera nga specialistët për Hetimin e Trafiqeve të paligjshme në DVP Gjirokastër u bë ndalimi i shtetasit G. C., 25 vjeç, banues në Itali, si dhe u procedua shtetasi A. T., 60 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se i ka dhënë ndihmë shtetasit G. C. për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

Më shumë