Hapësire reklamuese

Aktualitet

Tentoi të fuste ilaçe kontrabandë në Shqipëri, si e pësoi italiani në Durrës

Shkruar nga Newsbomb
Tentoi të fuste ilaçe kontrabandë në Shqipëri, si e

Një shtetas italian është proceduar penalisht nga Policia, pasi akuzohet se tentoi të kalonte një sasi medikamentesh mjekësore kontrabandë në portin e Durrësit.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin që drejtonte 57-vjeçari italian me inicialet F.F., shërbimet e Policisë Kufitare gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi të konsiderueshme medikamentesh mjekësore të dyshuara të kontrabanduara.

Njoftimi i Policisë:

Port Durrës

Tentoi të kontrabandonte një sasi të konsiderueshme medikamentesh mjekësore, me qëllim tregtimin e tyre, procedohet penalisht 57-vjeçari (shtetas italian).

Shërbimet e PKK Port Durrës, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Durrës dhe me autoritetet doganore, në vijim të kontrolleve për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të kontrabandës, kanë evidentuar dhe goditur një rast të tentativës për të kontrabanduar medikamente mjekësore, me qëllim tregtimin e tyre, kanë referuar materialet në Prokurori për këtë rast dhe si rezultat, ka nisur procedimi penal për shtetasin:

-F. F., 57 vjeç, banues në Itali.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin që drejtonte 57-vjeçari, shërbimet e Policisë Kufitare gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi të konsiderueshme medikamentesh mjekësore të dyshuara të kontrabanduara.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese