Hapësire reklamuese

Aktualitet

Tentoi të fshihte kallashnikovin, arrestohet 28-vjeçari

Shkruar nga Newsbomb
Tentoi të fshihte kallashnikovin, arrestohet 28-vjeçari

Një 28-vjeçar ka rënë në pranga në fshatin Metallaj në Shijak. Bëhet fjalë për Redjon Domi, i cili u kap me një armë kallashnikov në banesë të tij.

Sipas njoftimit të policisë, në momentin kur ka unifromat blu, i riu tentoi të fshihte armën e zjarrit jashtë banesës së tij.

Gjatë kontrollit në këtë ambient dhe në banesë, shërbimet e Policisë kanë gjetur armën e zjarrit, një krehër dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak, angazhim maksimal për të garantuar sundimin e ligjit në territor, goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e mbajtjes pa leje të armëve dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve që i disponojnë ato.

Në kuadër të operacionit mbarëkombëtar "Sundimi i ligjit" është goditur një rast i armëmbajtjes pa leje.

Sekuestrohen 1 armë zjarri kallashnikov, një krehër dhe municion luftarak.

Vihet në pranga 28-vjeçari që i posedonte, i cili në momentin që pa shërbimet e Policisë, tentoi ta fshihte armën e zjarrit, jashtë banesës së tij.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak, në vijim të punës për garantimin e sundimit të ligjit në territor, pas informacionit të sisguruar nga inteligjenca informative se në fshatin Metallaj, Shijak, një shtetas posedonte armë zjarri në banesë, kanë organizuar punën në kuadër të operacionit mbarëkombëtar "Sundimi i ligjit" dhe si rezultat kanë vënë në pranga shtetasin:

- R. D., 28 vjeç, banues në fshatin Metallaj, Shijak.

Ky shtetas posedonte 1 armë zjarri kallashnikov, të cilën, kur ka parë shërbimet e Policisë, ka tentuar ta fshehë në një ambinet afër banesës së tij. Gjatë kontrollit në këtë ambient dhe në banesë, shërbimet e Policisë kanë gjetur armën e zjarrit, një krehër dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese