Një shqiptar është arrestuar nga policia italiane, pasi u kap në flagrancë me 17 kg kokainë.
Sipas medieve italiane, ai po udhëtonte me një automjet pranë Via Larga dhe tentoi të arratisej pasi kuptoi se po ndiqej nga policia, por që në një moment pësoi aksident dhe u arrestua më pas nga policia e Bolonjës Shqiptari tërhoqi vëmendjen e policisë pasi mjeti me të cilin po udhëtonte rezultonte pa targa.
Pasi hyri në ambientet e qendrës tregtare, ai u përplas me dy makina, duke humbur kontrollin e automjetit dhe duke u përmbysur në rrugë.