Hapësire reklamuese

Kulture & Art

Tentohet të vidhet piktura 1.16 milionë euro e Claude Monet nga muzeu i Amsterdamit, policia hollandeze kërkon ndihmën e qytetarëve (FOTOT)

Shkruar nga Newsbomb

Dy persona tentuan të vidhnin një pikturë të çmuar të Claude Monet nga një muze në Hollandë, pavarësisht se grabitja u pengua dhe të dyshuarit ikën me duar bosh, sipas policisë hollandeze, raporton CNN.

Në Muzeun Zaans në Zaandam, në veri të Amsterdamit, u dëgjuan të shtëna me armë, pavarësisht se nuk raportohet të jetë plagosur kush.

Piktura me vaj, “The Voorzaan and the Westerhem” e Monet është duke u inspektuar për dëmtime, thuhet në një deklaratë të muzeut përmes email.

Tentativa e grabitjes ka ndodhur rreth orës 10.30 të mëngjesit të së djelës. Sipas zyrtarëve të Muzeut, stafi dhe kalimtarë të rastit ndërhynë për të ndaluar vjedhjen. Dy personat u larguan me një skuter të zi, që më vonë u gjet nga policia.

“Jemi të lehtësuar që askush nuk u lëndua dhe ata nuk patën mundësi ta vidhnin” tha përmes email drejtoresha e muzeut, Marieke Verëeij duke shtuar se ishte e shokuar nga ky incident.

Muzeu u mbyll përkohësisht të hënën dhe u rihap të martën, ndërkohë që piktura që u tentua të vidhej është hequr nga ekspozita.

“Jemi duke parë nëse piktura është dëmtuar dhe nuk mund ta nxjerrim” argumenton drejtoresha.

Piktura përshkruan anijet që lundrojnë përgjatë lumit Zaan, dhe u ble nga Muzeu në 2015 për një shumë prej rreth 1.16 milionë euro. Monet e pikturoi skenën e lumit në një udhëtim në Zaandam në 1871. Ajo tregon pamjen nga porta e një hoteli ku ai qëndroi me gruan dhe djalin e tij për katër muaj. Zaandam rezultoi te ishte një burim frymëzimi për Monet, me artistin francez që krijoi 25 piktura dhe 9 skica të qytetit sipas autoriteteve të muzeut.

Në një letër drejtuar piktorit impressionist Camille Pissarro, Monet shkruante se kishte mjaft për të pikturuar për një jetë në Zaandam, duke përmendur mullinjtë e erës, shtëpitë shumëngjyrëshe dhe “varkat e lezetshme”. Mullinjtë e erës mund të shihen edhe tek sfondi i pikturës që u tentua të vidhej.

Të dyshuarit mbeten në arrati dhe policia hollandeze ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për të dhënë dëshmi apo për të bërë denoncime.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll