Një person ende i paidentifikuar ka tentuar të grabisë një çift pak minuta më parë në një zonë periferike të Korçës, në afërsi të Varrezave të Dëshmorëve.
Mësohet se makina e çiftit me targa AB 426 CF ka qenë e ndaluar kur një person është afruar me qëllim për të grabitur çiftin, por drejtuesi i mjetit është larguar me vrap dhe ka njoftuar policinë.
Edhe autori është larguar në drejtim të paditur me qëllim që të mos kapej nga efektivët, ndërkohë që policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e autorit.
Sondazh
Poll