Diten e djeshme, gazetari Elio Laze raporton se ka ndodhur një tentativë arratisje nga burgu i Fushë Krujës.
Hekurat e dritares së një prej qelive ishin sharruar dhe ishin kamufluar me telat e nderjes së rrobave për të mos rënë në sy. Në momentet e fundit kjo tentative është parandaluar.
Sakaq nga drejtoria e Burgjeve apo nga ministria e Drejtësisë nuk ka një reagim zyrtar lidhur me këtë që denoncon gazetari, njëherazi ish-punonjës i Drejtorisë së Burgjeve.
Çfarë shkruan më tej Elio Laze:
Qe te burgosurit kane synim fitimin e lirise me cdo lloj cmimi kjo eshte e ditur, ashtu sic dihet dhe puna e shtetit per t'i mbajtur brenda izolimit.
Por ne kete situate shtrohen disa pyetje:
1- Perse ky skandal qe prek Sigurine Kombetare nuk eshte bere publik?
2-Cili ishte personi qe ka tentuar arratisjen?
3-Perse drejtori i Policise se Burgjeve Enrik Sulejmani i ka dhene urdher punonjesve qe per kete ngjarje te mos kete asnje lloj informacioni per askend.
4-Perse Drejtoria e Pergjithshme e Burgjeve hesht dhe nuk zbardh ngjarjen?
5-Perse Ministria e Drejtesise edhe pse e informuar per ngjarjen ka zgjedhur te beje te pa diturin.
Kujtojme qe sot Policine e Burgjeve e drejton Enrik Sulejmani person i shkarkuar ne 31 tetor 2013 nga i njejti pozicion pune si i implikuar ne trafikun e klandestineve nga Rinasi ne vitin 2003.
Nderkohe qe ish drejtorit te Policise se Burgjeve qe sot ndodhet ne pozicionin e Shefit te Sigurise se Paraburgimeve ne gjithe IEVP e vendit para pak ditesh i kane vendosur nje sasi tritoli ne banese.
Cfare po ndodh me sistemin e burgjeve? Do te vijohet qe ne emer te militantizmit Siguria Kombetare te jete thellesisht e rrezikuar? Shteti hesht!