Tirana
clear sky
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
82 %
1kmh
0 %
Sht
33 °
Die
36 °
Hën
37 °
Mar
39 °
Mër
40 °
E shtunë, 24 Korrik, 2021

“Tentativë e palaçove për ndryshimin e fjalës NËNË”, Elton Ilirjani i përgjigjet Jul Dedës: Shqipëria kurrë s’ka pasur artistë të vërtetë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Aktori Julian Deda reagoi ashpër sot kundër komunitetit të LGBTI, i cili pak ditë më parë kërkoi që fjala “nënë” të zëvendësohet me fjalën “prind që lind”. Ai i ka quajtur “tentativë të palaçove” për të ndryshuar fjalën nënë.

“Fjala NENE, jo vetem nuk mund te zevendesohet me asnje fjale tjeter, cilado qofte ajo, por ne duhet ta ruajme te paprekshme, te shtrenjte, ashtu siç eshte per secilin nga ne. Çdo tentative e palaçove dhe e letyrave per ta ndryshuar, ka per qellim shkaterrimin ne qelize te familjes si koncept, ligjerisht dhe moralisht. Nuk ka familje pa fjalen NENE, s’ka jete pa te”, shkroi Juli në postimin e tij.

Pas këtij reagimi të Julian Dedës, është përgjigjur biznesmeni gay Elton Ilirjani, i cili ka “thumbuar” aktorin, duke thënë se kur nuk ke ide, merret me Anglinë. Më tej ai ka shtuar se gjithmonë ka menduar se Shqipëria kurrë nuk ka pasur artistë të vërtetë.

“Kur nuk ke krativitet në profesion merresh me Anglinë. Nënë i themi edhe ne o zhurmues Julian Deda. Nënë madje unë e dua më shumë nënë time!Do ta dëgjosh historinë timë o Balzaku i Shqipërisë? Apo read the remode control panel. Unë gjithmonë kam menduar dhe mendoj më fort tani se Shqipëria kurrë nuk ka pasur artista të vërtetë”, shkruan Elton Ilirjani.

Më shumë

spot_img
spot_img