Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Tentativa për të vrarë “Akilin”, Gjoni nxori në pritë shënjestrën për “Kep Rapin”

Shkruar nga Newsbomb

Detaje të reja dalin lidhur me tentativën për vrasje në të cilën është përfshirë ish-shefi i Krimeve të Komisariatit nr.6 Dedan Gjoni dhe Rexhep Rapi, ose i njohur ndryshe si i “forti i Sukthit”.

Nga bisedat në “Sky Ecc” ka dalë se Dedan Gjoni ka bashkëpunuar me grupin kriminal të Rexhep Rapit, për të vrarë Xhevdet Plakun, i cili njihet me nofkën “Akili”.

Xhevdet Plaku Xhevdet Plaku

Referuar informacioneve të mbledhura nga hetuesit dyshohet se urdhri i krimit është dhënë nga Holanda. Ish-efektivi ka thirrur në Komisariat Xhevdet Plakun dhe i ka thënë Rexhep Rapit dhe grupit të tij së çfarë ore do e lironte.

LEXO EDHE: Operacion në Durrës, arrestohet “Kep Rapi”, nipi i tij dhe një ish-efektiv

Gjithashtu Dedan Gjoni i ka nisur grupit kriminal foto të objektivit. Autorët më pas janë tërhequr dhe krimi nuk ndodhi.

Rexhep Rrapi  i njohur si ‘Kepi Rrapi’ u arrestua mëngjesin e sotëm në banesën e tij në Sukth. Bashkë më të është prangosur edhe nipi, Alger Rapi. Të dy akuzohen se donin të vrisnin Xhevdet Plakun dhe për këtë bashkëpunuan me shefin e krimeve Dedan Gjoni, i arrestuar që prej muajit nëntor.

I forti i Durrësit’, Kep Rapi dhe ish-shefi i komisariatit nr.6 në Tiranë dyshohet se kanë bashkëpunuar për tentativën e vrasjes ndaj Xhevdet Plakut si një hakmarrje pasi ky i fundit ishte një prej të akuzuarve për vrasjen e Sali Rapit të ndodhur në 2014-ën në Itali.

Gjykata e Savonës asokohe shpalli të pafajshëm Besnik Adrian Plakun dhe Xhevdet Plakun të cilët akuzoheshin për vrasjen. Sali Rapi u vra me dy plumba pistolete kalibër 7,65 mm, kjo armë nuk u gjet kurrë. Dëshmitari Alfred Hasa, pasi doli nga spitali, u zhduk pa lënë gjurmë, kështu që dëshmia e tij nuk mund të konfirmohej në sallën e gjyqit.

Kush është Xhevdet Plaku

Xhevdet Plaku është emër i njohur për policinë shqiptare dhe jo vetëm. Ai njihet si kreu i një grupi të trafikut ndërkombëtar të drogës, të cilën e drejtonte nga Amsterdami.

I njohur me nofkën “Akili”, Xhevdet Plaku përdorte 25 identitete të ndryshme për të mos rënë në gjurmët e policisë.

Pakove të drogës Xhevdet Plaku u vinte emra sipas cilësisë së mallit që kishte brenda, duke i pagëzuar si markat e njohura të modës apo të luksit.

Kokainë më e pastër quhej ‘Hermes’, pastaj vinin ‘Lacoste’, ‘G4’, ‘Rolls Royce’ e ‘Playboy’.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese