Hapësire reklamuese

Aktualitet

Tentativa për grabitje në Prush, banori: Më parë as pulat s'na i vidhnin

Shkruar nga Newsbomb
Tentativa për grabitje në Prush, banori: Më parë as pulat

Një ditë pas ngjarjes të ndodhur në Prush të Tiranës, ku pesë persona tentuan të grabisin banesën e shtetasit Gani Hima, një banor i zonës ka folur për mediat.

Ai është shprehur se ndihet i tronditur, teksa theksoi se ngjarjen e mësoi në momentin që makinat e policisë mbërritën në lagjen e tyre.

"E kam dëgjuar vetëm kur ka ardhur sirena e policisë. Pastaj përmes telefonave e morën vesh çfarë ka ndodhur. Ata janë burrë e gru dhe djali me gjithë nusen.... Kjo është ngjarje e jashtëzakonshme për ne. Nuk ka ndodhur kurrë të vjedhin edhe një pule”, ka thënë ai.

Më herët Policia e Tiranës bëri me dije se lidhur me këtë ngjarje ka shoqëruar në Komisariat mbi 10 persona të dyshuar si autorët e grabitjes.

Nga detajet e zbardhura sot u mësua se ka qenë djali i mitur i familjes, nipi, i cili teksa grabitësit po tentonin të vidhnin banesën ai ka mundur të dalë pas shtëpisë dhe ka njoftuar Policinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes mbërritën një patrullë me dy efektivë, teksa grabitësit kanë qenë ende në banesë. Në momentin që policia ka tentuar t’i ndalojë, dy prej grabitësve u larguan në mal dhe hapën zjarr mbi efketivët e policisë duke i rrezikuar jetën kështu këtyre të fundit.

LEXO EDHE: Grabitja në fshatin Prush, nipi i mitur doli pas shtëpisë dhe telefonoi policinë

Policia është kundërpërgjigjur me armë zjarri dhe fatmirësisht nuk pati asnjë person të lënduar. Ndërkohë, 3 grabitësit e tjerë u larguan nga vendi i ngjarjes me automjetin e tyre tip “Audi” me ngjyrë të bardhë me targa AA943SG. Gjatë arratisjes ata përplasën me makinë njërin efektiv , i cili fatmirëissht nuk ka pasur dëmtime serioze.

Lexo edhe: Tentativa e grabitjes në Prush, Balla: Kemi përparuar në identifikimin e autorëve

Lexo edhe: Tentuan të grabisnin banesën në Tiranë, autorët qëllojnë drejt policisë dhe arratisen

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese