Hapësire reklamuese

Aktualitet

Tentativa e grabitjes në Prush të Tiranës më 9 dhjetor, arrestohen 2 persona

Shkruar nga Newsbomb
Tentativa e grabitjes në Prush të Tiranës më 9 dhjetor,

Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy persona, pasi dyshohet se tentuan të grabisnin një banesë më 9 dhejtor në Prush të Tiranës.

Përpjekja e tyre për grabitje në atë kohë dështoi, pasi kanë qenë bashkëfshatarët ata që kanë njoftuar policinë për ngjarjen. Me të mbërritur policia në vendngjarje, autorët kanë qëlluar drejt efektivëve me armë zjarri. Gjithashtu policia është kundërpërgjigjur me armë zjarri. Fatmirësisht nga të shtënat nuk pati asnjë person të plagosur.

Gjatë ballafaqimit të hajdutëve me policinë, autorët kanë përplasur me makinë njërin nga efektivët e policisë. Për fat të mirë efektivi nuk mori plagë, pasi përplasja  ishte e lehtë. Pas shkëmbimit me armë zjarri me policinë, autorët  u arratisën një mjet tip “Audi” të bardhë në drejtim të Liqenit të Thatë.

"Gjithashtu, punohet për kapjen e shtetasit F. T., i dyshuar për kryerjen e veprave penale "Vjedhja me armë", e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, "Vrasja e punonjësit të Policisë së Shtetit", mbetur në tentativë, "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit".

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se shtetasit K. C., dhe F. T., më datë 09.12.2023, kanë tentuar të vjedhin në një banesë në fshatin Prush, dhe sapo kanë konstatuar shërbimet e Policisë, kanë hapur zjarr ndaj tyre, me armë, dhe janë larguar me një automjet tip "Audi", në pronësi të shtetasit K. B.

Gjithashtu, dyshohet se këta shtetas janë autorë të ngjarjes së ndodhur më datë 28.11.2023, ku është vjedhur një argjendari në Kamëz, dhe të vjedhje të mbetur në tentativë, në një biznes në rrugën Vorë-Tiranë.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar dy armë zjarri pistoleta të çmontuara, të gjetura në banesën e shtetasit K. B., tre aparate celulare dhe tre karta sim.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale," thuhet në njoftimin e policisë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese