Tirana
moderate rain
23.5 ° C
23.5 °
23.5 °
60 %
1kmh
75 %
Mar
22 °
Mër
25 °
Enj
22 °
Pre
26 °
Sht
22 °
E martë, 27 Shtator, 2022

Tentativa e Dritan Lelit për të shmangur mbledhjen me këshilltarët, socialistët duan në 30 qershor, kryebashkiaku takim urgjent në datë 29

spot_img

Lajme të ngjashëm

Këshilli Bashkiak i Vlorës ka njoftuar sot mbajtjen e një mbledhje me prani fizike të kryetarit Dritan Leli në datë 30 qershor. Ky njoftim për mbledhje e këshilltarëve socialistë të Vlorës erdhi sot, po në të njëjtën ditë kur ata nuk morën pjesë në takimin online me kryetarin e Bashkisë.

Leli reagoi përmes një shënimi në rrjetet sociale dhe shprehej se i vinte keq që “me këngën e kusureve të mia po merrem në qafë Vlora”. Ndërkohë, këshilltarët kërkojnë takim me prani fizike të kryebashkiakut, gjë që nuk pranohet nga ky i fundit prej kohësh.

Por, për të shmangur përsëri përballjen me këshilltarët bashkiakë, Leli ka vendosur të thërrasë mbledhje urgjente një ditë para, në datë 29 qershor. Për këtë, ai jep dhe një shpjegim.

“Pas anullimit të pajustifikuar të mbledhjes së sotshme nga anëtarët e Këshillit Bashkiak, në emër të qytetarëve të Vlorës, e ndiej për detyrë të thërras mbledhjen e muajit në datën 29 qershor për të miratuar projektvendimet dhe ndihmat që banorët presin prej Bashkisë Vlorë dhe vazhdimësinë e projekteve të tjera”, shkruan kryebashkiaku i Vlorës.

Pas zgjedhjeve të 25 prillit 2021, situata në Vlorë është tejet e tensionuar. “Burimi” i kësaj gjendjeje është refuzimi i ftesës së Edi Ramës nga Dritan Leli, që të linte Bashkinë dhe të kandidonte për deputet në radhët e PS. Sipas këshilltarëve bashkiakë, pas kësaj përplasje Leli ka lënë në “mëshirë të fatit” Vlorën, ndaj duhet të përgjigjet para tyre dhe deputetëve të Qarkut, me tyre Edi Rama.

Për të shmangur këtë përballje, kryebashkiaku Dritan Leli thotë se takimi duhet të bëhet online, pasi rregullat e pandemisë nuk lejojnë grumbullimet. Vetë zv.ministrja Mira Rakacolli u ktheu përgjigje këshilltarëve dhe shprehej se ata mund ta mbanin mbledhjen dhe me prani fizike.

Më shumë


spot_img
spot_img
spot_img