Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Tensionohet situata tek Teatri Kombëtar, policia çon akt-konstatimin: Të lirohet godina, është pronë e Bashkisë

Shkruar nga Newsbomb

Policia Bashkiake ka zbarkuar pasditen e sotme në godinën e Teatrit Kombëtar.

Pas vendimit të qeverisë për kalimin e Teatrit në pronësi të Bashkisë, kjo e fundit tanimë i kërkon artistëve të lirojnë godinën.

Në bazë të vendimit të qeverisë, Bashkia ka marrë në dorëzim zyrtarisht Teatrin Kombëtar, madje ka çuar edhe një ak-konstatim ku artistëve u bëhet me dije se Teatri është pronë e Bashkisë, dhe duhet të lirohet sa më parë.

akti.jpg

“Teatri Kombëtar akoma nuk ka dalë nga lista e objekteve të mbrojtura. Kjo është një shkelje e ligjit. Ne do të mblidhemi dhe do të na ketë të gjithëve në Bashki”, u shpreh regjisori Robert Budina. “Erdhën katër-pesë policsë, pjesa tjetër rreth 20 vetë ishin civilë, donin të na bënin presion. Dhe u paraqitën me argumentin që kjo tashmë shtë pronë e Bashkisë”, tha një prej aktivistëve të mbrojtjes së Teatrit Kombëtar.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll