Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Tensionohet situata/ Erdogan kërcënon Macron: Do kesh probleme të mëdha me mua…

Shkruar nga Newsbomb
Erdogan - Macron

Prej vitesh jemi në një “luftë të ftohtë” mes vendeve perëndimore dhe atyre lindore, duke përfshirë këtu SHBA, Kinë, Rusi, Turqi, Gjermani, Francë e vende të tjera.

Tani situata është tensionuar më së shumti në Ballkan. Konflikti Turqi-Greqi në Mesdheun Lindor dhe detin Egje ka bërë që Franca të mos qendrojë duarkryq dhë të përfshihet.

Macron dje tha se nëse Turqi nuk ulet në tryezën e bisedimeve BE do të përgatisë sanksione të ashpra, duke deklaruar haptazi mbështetjen e Francës ndaj Greqisë.

Ai tha se nuk ka probleme me popullin turk, por me qeverinë turke dhe presidentin Erdogan. Kështu ka ardhur menjëherë përgjgija e presidentit turk, i cili tha se Macron do të ketë probleme të mëdha me të personalisht nëse vijon të sillet në këtë mënyrë.

“S’dua t’ja përmend emrin, por më duhet ta bëj sepse ai është shumë i angazhuar duke u marrë me mua personalisht. Ai tha se s’ka problem me popullin turk, por me mua, atëhere i them: Z.Macron, do të kesh një problem shumë të madh me mua personalisht“, u shpreh Erdogan gjatë një aktiviteti për përkujtimin e grushtit të përgjakshëm të shtetit në 1980.


“Ju jeni ata që keni vrarë me miliona në Afrikë dhe sidomos në Algjeri. Ne gjithnjë e kemi ndihmuar Afrikën, sëfundmi kemi dërguar ndihma për koronavirusin, po ju çfarë keni bërë?“, u shpreh Erdogan.

Sondazh

Poll