Tirana
overcast clouds
8.5 ° C
8.5 °
8.5 °
66 %
3.1kmh
90 %
Enj
13 °
Pre
15 °
Sht
12 °
Die
13 °
Hën
11 °
E mërkurë, 1 Dhjetor, 2021
spot_img

Tensionet Turqi-Greqi, Erdogan ‘i hedh benzinë zjarrit’: Do të kryejmë stërvitje ushtarake në Mesdheun lindor

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

231b8f058c70868fe2b0c3d1eef23d05

Erdogan ka thënë ditën e sotme se në fillim të shtatorit Turqia do të kryejë stërvitje ushtarake në ujërat e Mesdheut lindor.

Deklarata vjen një ditë pas fjalës së Mitsotakis për zgjerimin e kufirit detar dhe disa orë para mbledhjes  së parlamentit në Greqi, ku pritet të ratifikohet një marrëveshje me Egjiptin, që përcakton kufijtë detarë midis dy vendeve, një hap për të cilin Turqia ka ngritur shqetësime.

Turqia dhe Greqia, të dy anëtare të NATO-s, kohët e fundit janë përfshirë në një konflikt dhe tension që ka të bëjë me mosmarrëveshjet për kontrollin e ujërave mesdhetare lindore.

Tensionet u përshkallëzuan pasi Ankaraja dërgoi një anije për të kërkuar naftë dhe gaz në Detin Mesdhe.

Greqia dhe Qiproja e kanë kundërshtuar veprimin e Turqisë duke kërkuar edhe reagimin e Bashkimit Evropian, raporton REL.

Franca tha dje se do të bashkohet në stërvitjet ushtarake me Italinë, Greqinë dhe Qipron në Mesdheun lindor.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img