Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Tensionet në Veri, Vuçiç nuk heq dorë: S’ka dorëzim, do të luftojmë për popullin tonë në Kosovë

Shkruar nga Newsbomb
Tensionet në Veri, Vuçiç nuk heq dorë: S’ka

Presidenti serb Aleksander Vuçiç ka reaguar për tensionet në Veriun e Kosovës dhe ka paralajmëruar qytetarët e Serbisë dhe ka thënë se nuk do të dorëzohet.

Përmes një video mesazhi , Vuçiç ka thënë se këtë javë do të ketë bisedime me presidentin francez Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerman Olaf Scholz. Ai ka shtuar gjithashtu se Serbia nuk do t’i dorëzohet presionit dhe dorëzimi nuk ka qenë kurrë në konsideratë dhe do të luftojnë për popullin e tyre në Kosovë

“Java e ardhshme do të jetë e vështirë për Serbinë. Kemi shumë obligime ndërkombëtare, bisedime me liderë evropianë, prej Bratislavës e Çisinaus, bisedimet me Emmanuel Macron-in dhe Olaf Scholz-in  e  deri në luftën për popullin tonë në Kosovë. Dhe për ata që frikësohen dhe pandehin se ne do të dorëzohemi ndaj presionit, përgjigja ime është se s’ka dorëzim dhe se dorëzimi kurrë as që është në konsideratë” u shpreh Vuçiç.

Kujtojmë që dy ditë më parë, grupe të qytetarëve serbë kundërshtuan hyrjen në zyra të kryetarëve të rinj komunalë në Zveçan, Zubin dhe Leposaviq.

Kryetarët e rinj u ndihmuan nga Policia e Kosovës për t’u vendosur në pozicionet e tyre, por kjo u bë shkak që tensionet të rriten dhe protestuesit patën përleshje me policinë e cila u kundërpërgjigj me gaz lotsjellës.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll