Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Tensionet në veri të Mitrovicës, Borell qorton Kosovën: Të papranueshme aksionet e njëanshme dhe të pakoordinuara

Shkruar nga Newsbomb
Tensionet në veri të Mitrovicës, Borell qorton Kosovën:

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, Josep Borrell ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar ditën e  sotem në veri të Mitrovicës.

Borrell tha se incidentet e dhunshme në veri duhet të ndalen menjëherë, teksa ka konsideruar se veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara janë të papranueshme.

Ndër të tjera Borrell tha se të gjitha çështjet e hapura në mes të Kosovës dhe Serbisë duhet që të adresohen përmes dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja.

“Incidentet e dhunshme në veri të Kosovës duhet të ndalen menjëherë. Aksionet e njëanshme dhe të pakoordinuara që rrezikojnë stabilitetin janë të papranueshme. Të gjitha çështjet e hapura duhet të adresohen përmes Dialogut të lehtësuar nga BE. Ne jemi në kontakt me Beogradin dhe Prishtinën”, ka thënë ai.

Tensioni u krijua pas vendimit për operacionin kundër kontrabandën të realizuar në rajonin e Prishtinës, Pejës, Mitrovicës së Jugut dhe Mitrovicës së Veriut.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll