Hapësire reklamuese

Rajoni

Tensionet në veri të Kosovës, sulmohet makina e policisë

Shkruar nga Newsbomb
Tensionet në veri të Kosovës, sulmohet makina e policisë

Situata vijon të jetë e tensionuar në veri të Kosovës, ku sot është sulmuar makina e efektivëve të policisë.

Bëhet me dije se makina e policisë është sulmuar me mjete të forta teksa ka qenë në lëvizje. Deri më tani nuk dihet se kush janë autorët. Famirësisht nga ngjarja nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.

“Është raportuar se një veturë e policisë është sulmuar me mjete të forta deri sa ka qenë në lëvizje. Nuk është identifikuar ndonjë person i dyshuar deri më tani. Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar. Rasti është duke hetuar nga njësitet kompetente”, njofton policia.

Kujtojmë që në veri të Kosovës situata u tensionua pasi kryetarët e rinj shqiptarë të Zubin Potokut, Leposaviqit dhe Zveçanit, bënë betimin në shkolla dhe ndërtesa të tjera komunale, për shkaqe sigurie.

Ndërsa më 26 maj, ata u asistuan nga Policia e Kosovës, pasi grupe të banorëve vendas kundërshtuan shkuarjen e tyre në zyrat në ndërtesat komunale që më parë përdoreshin nga zyrtarët serbë. Serbët janë ngritur në protestë dhe kërkojnë sorëheqjen e kryetarëve të rinj të komunave dhe gjithashtu forcat speciale të Kosovës të tërhiqen nga ndërtesat komunale.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu