Tirana
clear sky
13.5 ° C
13.5 °
13.5 °
88 %
2.1kmh
0 %
Hën
23 °
Mar
23 °
Mër
24 °
Enj
24 °
Pre
26 °
E hënë, 3 Tetor, 2022

Tensionet në veri të Kosovës, Stoltenberg takon Vuçiçin: Forcat e KFOR-it do të veprojnë nëse është e nevojshme

spot_img

Lajme të ngjashëm

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka deklaruar se aleanca ka shtuar forca të saj të sigurisë në Kosovë, përmes KFOR-it, duke marrë shkas nga situata e tensionuar në veri të Kosovës.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp me presidentin serb Aleksandër Vuçiç, Stoltenberg tha se forcat e KFOR-it do të veprojnë nëse do të jetë e nevojshme.

“Ne kemi forcat gati dhe do veprojmë atëherë kur do jetë e nevojshme. E kemi shtuar praninë tonë në Veri. Jam informuar në detaje se si është vendosja e tyre. Lëvizja jonë do të reflektojë nevojën dhe sfidën që mund të na paraqiten në terren. KFOR punon edhe me aktorë të tjerë, siç është edhe policia e EULEX”, u shpreh shefi i NATO-s.

Në fjalën e tij Vuçiç u shpreh se dhuna duhet të refuzohet dhe se ata duan të shmangin çdo lloj përshkallëzimi e konflikti.

“Barrikada dhe dhuna nuk janë implementime sistematike. Pyetja është se si e intepretojmë çështjen e dhunës. Ne kemi mundësi të limituara për të ndërhyrë në Veri. Mos prisni që serbët të qëndrojnë dhe të shikojnë. Nuk ka të bëjë me mua, është një çështje më e madhe, ka breza që nuk e shohin Kosovën si një territor të lirë, e shikojnë si territor të Serbisë”, tha presidenti serb.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img