Tirana
clear sky
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
88 %
1kmh
1 %
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
22 °
Die
21 °
Hën
12 °
E enjte, 21 Tetor, 2021
spot_img

Tensionet në veri të Kosovës, reagon Rusia: Prishtina të ndalojë veprimet e njëanshme

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ambasadori i Rusisë në Serbi, Alexander Botsan Kharchenko, gjatë ditë së sotme e ka vizituar pikëkalimin kufitar të Kosovës me Serbi në Jarinjë.

Rusia e mbështet pozicionin e Beogradit, teksa thotë se kjo situatë po shihet si shqetësuese në Moskë.

Ambasada ruse njoftoi pasi ambasadori Aleksandar Bocan-Kharchenko, i shoqëruar nga ministri i mbrojtjes Nebojsha Stefanviç, vizitoi njësitë e Ushtrisë Serbe të stacionuara në Rashkë, si dhe pranë vijës administrative midis Serbisë dhe Kosovës, raporton “Tass”.

“Si pjesë e kontakteve të ngushta midis ministrive ruse dhe serbe të mbrojtjes, me sugjerimin e palës serbe, ambasadori rus Alexander Bocan-Kharchenko dhe atasheu ushtarak Alexander Zinchenko shoqëruan ministrin serb të mbrojtjes Nebojsha Stefanoviç dhe shefin e shtabit të përgjithshëm Milan Mojsiloviç më 26 shtator në një udhëtim për të inspektuar njësitë ushtarake serbe, të vendosura në rajonet e vendit që kufizohen me Krahinën Autonome të Kosovës dhe Metohisë në përputhje të rreptë me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe marrëveshjen ushtarako-teknike nga Kumanova”, tha Ambasada Ruse në Serbi.

Sipas deklaratës, me atë rast, opinionet u shkëmbyen në detaje me partnerët serbë lidhur me situatën në veri të Kosovës, si rezultat i hapave provokues të Prishtinës, njoftojnë mediat serbe.

“Edhe një herë, thuhet se e vetmja mënyrë për të zbutur tensionet e shkaktuara nga Prishtina është ndalimi i të gjitha veprimeve të saj të njëanshme dhe kthimi në situatën para krizës. Ne jemi mirënjohës ndaj Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë për dialogun dhe besimin e hapur dhe që janë të gatshëm ta vazhdojnë atë për t’i kushtuar vëmendjen e duhur zgjidhjes për Kosovën”, deklaron Ambasada Ruse.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img