Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Tensionet në veri të Kosovës, Rama para studentëve: Pakicat kombëtare serbe janë nga më të përkëdhelurat, nuk kuptoj si mund t’u paguhen edhe faturat e dritave

Shkruar nga Newsbomb
Tensionet në veri të Kosovës, Rama para studentëve: Pakicat

Turin e takimeve në Kosovë kryeministri Edi Rama e ka pasuar në një bashkëbisedim me studentët e Universitetit të Prishtinës.

Gjatë bisedës me një grup studentësh Rama është ndalur edhe te situata shqetësuese që po ndodh në veri të Kosovës, me vendosjen e reciprocitetit të targave nga ana e Kosovës.

Rama hodhi poshtë pretendimet e palës serbe të cilët mendojnë se qytetarët e tyre po kërcënohen. Sipas kryeministrit ata janë pala nga më të përkëdhelurit, aq sa dhe faturat e tyre të dritave paguhen, ndonëse këtij fakti ai vetë nuk i jep dot një shpjegim.

Më tej Rama shtoi se Kosova e ka fituar luftën dhe historia nuk mund të përsëritet pasi nuk mund të jetohet me “luftë kur bëhet fjalë për të ndërtuar një paqe të qëndrueshme”.

“Serbia pretendon se këtu po kërcënohen qytetarët serbë të Kosovës, por këtu është shumë e qartë që jo vetëm nuk kërcënohen, por janë pakica kombëtare nga më të përkëdhelurat, pavarësisht se unë nuk e kuptoj dot se si mund t’u paguajnë edhe faturat e dritave. Ata janë pengje të një dialogu që ka mbetur rrugëve. Ato manvora teatrale me avionë dhe helikopterë mund të ushqejnë serbët me idenë që disponojnë mjete ushtarake për të mbrojtur vëllezërit që në fakt nuk kërcënohen nga asgjë, apo mund të sugjestionojnë njerëz këtu që shikojnë nga facebooku vetëm luftë. Kosova e ka fituar luftën kur ju që jeni këtu nuk kishit lindur akoma. S’mund të vazhdojë historia po njësoj, nuk mund të jetohet me luftën kur bëhet fjalë për të ndërtuar një paqe të qëndrueshme. 

Mbajtja e forcave speciale aty për një kohë të gjatë do të ishte “boomerang” siç ndodhi me tarifën, dhe unë e mbështeta, sepse ishin shkruar letra në Bruksel për mosrespektimin e marrëveshjeve, ndaj u desh tarifa që të gjithë të ngrinin veshët”, tha Rama.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll