Hapësire reklamuese

Rajoni

Tensionet në veri të Kosovës, në BE i tremben përshkallëzimit: Ka grupe serbe ekstreme të pakontrolluara

Shkruar nga Newsbomb
Tensionet në veri të Kosovës, në BE i tremben

Zyrtarë të Bashkimit Evropian nga Shërbimi Evropian i Veprimit të Jashtëm (EEAS) iu kanë thënë mediave serbe se frika më e madhe për eskalimin e tensioneve në pjesën veriore të Kosovës është fakti se në veri “ka grupe ekstreme të pakontrolluara”.

Duke iu referuar vendimit të Qeverisë së Kosovës për çështjen e targave dhe tërheqjen e përfaqësuesve serbë nga të gjitha institucionet kosovare, theksohet se këto lëvizje e bëjnë situatën “të mbushur me rrezik” dhe shtohet se “ka edhe grupe ekstreme të pakontrolluara”.

“Situata është shumë shqetësuese për ne sepse minon punën e palodhur shumëvjeçare në mbështetje të përparimit në dialogun Beograd-Prishtinë dhe e vë atë në rrezik real”, nënvizon burimi i agjencisë së lajmeve ‘Beta’.

Pas tensioneve të fundit që derivuan si rezultat i tërheqjes së komunitetit serb nga të gjitha institucionet e Kosovës, në pjesën veriore, përkatësisht në pikën kufitare në Jarinje, është shtuar numri i pjesëtarëve të misionit të EULEX-it.

Gjithashtu, në mes të Jarinjës dhe Mitrovicës së Veriut, edhe ushtarët e misionit paqeruajtës të NATO-s (KFOR-it) janë të stacionuar pranë rrugës kryesore.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.