Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Tensionet në veri të Kosovës, Ibsen Elezi: Po presidenti ku është? Apo fle me kushtetutë nën jastëk?

Shkruar nga Newsbomb
Tensionet në veri të Kosovës, Ibsen Elezi: Po presidenti ku

Ish-kryetari i Partisë Demokratike Kukës, Ibsen Elezi shprehet i habitur me mosreagimin e presidentit Ilir Meta për situatën e tensionuar në veri të Kosovës.

Elezi, në një postim në rrjetet sociale, thumbon edhe kryeministrin Edi Rama, duke thënë se “vëllai i tij” (Aleksandër Vuçiç” ka çuar ushtrinë pranë kufirit me Kosovën dhe mund të sulmojë në çdo moment.

“Kokëministri asnjë qëndrim zyrtar! Vëllau yt i Open Ballkan ka dërguar tanket dhe helikopterët në kufi me Kosovën, në çdo moment mund të ndodh një përplasje ushtarake.

Po ky Presidenti leshit ku është, apo fle akoma me kushtetutën nën jastëk. Kur të duket vetja i fortë se ke miq të fortë jashtë dhe s’ke kundërshtar brenda, mos harro zotin, e kput zullumin kur trashet. Nuk e di se qysh por e sigurt është se kesh perfundim të hidhur”, shkruan Elezi.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll