Hapësire reklamuese

Rajoni

Tensionet në veri, sulmohet ekipi i KFOR-it

Shkruar nga Newsbomb
Tensionet në veri, sulmohet ekipi i KFOR-it

Një ekip i KFOR-it është sulmuar mbrëmjen e sotme në Zubin-Potok. Sipas mediave vendase mësohet se fatmirësisht nga ky sulm nuk ka të lënduar.

Bëhet me dije se pjesëtarët e KFOR-it të cilët raportohet se janë sulmuar janë nga Letonia.

Sot janë bërë 16 ditë që nga vendosja e barrikadave në veri nga serbët, pas arrestimit të ish-policit Dejan Pantiç.

Qeveria e kryeministrit Albin Kurti është shprehur se janë në pritje të KFOR-it për heqjen e barrikadave. Në anën tjetër, KFOR-i ka thënë se barrikadat duhet të hiqen me dialog. Ndërsa, Kurti ka thënë se do të bisedojë me komandantin e KFOR-it pas festës së Krishtlindjes.

 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.