Tirana
clear sky
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
76 %
2.6kmh
0 %
Mër
13 °
Enj
22 °
Pre
22 °
Sht
22 °
Die
20 °
E mërkurë, 27 Tetor, 2021
spot_img

Tensionet në veri me Serbinë, Rusia i bën thirrje Kosovës: Tërhiqni urgjentisht njësitet policore, po bëni përpjekje për të pushtuar zonat e populluara nga serbët

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministria e Jashtme e Rusisë me anë të një deklarate ka reaguar në lidhje me situatën në veri të Kosovës, pas bllokimit që serbët i vunë pikave kufitare.

Rusia i ka bërë thirrje Kosovës që të tërheqë urgjentisht njësitet policore nga provinca veriore, pasi sipas tyre, kjo është një përpjekje e shqiptarëve lokalë për të pushtuar zonat e populluara nga serbët e krahinës

“Ne jemi shumë të shqetësuar nga përkeqësimi i situatës në rajonet veriore të krahinës autonome serbe të Kosovës … Në thelb, është një përpjekje e shqiptarëve lokalë për të pushtuar zonat e populluara nga serbët e krahinës dhe për të vendosur kontrollin e tyre atje. Ne kërkojmë nga autoritetet e Prishtinës që urgjentisht të tërheqin njësitet policore nga provinca veriore dhe të shohin për zgjidhje të situatës”, thuhet në deklaratë.

Sipas Moskës, BE dhe SHBA duhet të bëjnë presion te Kosova që të ndërpresin atë që ata e quajnë “skenar destruktiv”.

“Ne presim që mbrojtësit amerikanë dhe evropianë të Prishtinës më në fund të kenë një efekt kthjellues të mbrojturit e tyre në mënyrë që të shmangin një skenar destruktiv që kërcënon të gjithë rajonin”, thuhet më tej në deklaratë.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img