Tirana
light rain
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
88 %
1.5kmh
75 %
Mar
24 °
Mër
25 °
Enj
26 °
Pre
25 °
Sht
20 °
E martë, 30 Maj, 2023

TENSIONET në veri/ DASH thirrje Albin Kurtit: Ndërro kurs! Po minon përpjekjet për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë

Lajme të ngjashëm

Departamenti Amerikan i Shtetit  ka reaguar ashpër për situatën e tensinuar  sot në veri të Kosovës.

Përmes një deklarate publike DASH thotë se dënon veprimet e e Qeverisë së Kosovës për të hyrë me forcë në ndërtesat komunale në veri të Kosovës, veprime që janë ndërmarrë kundër këshillave të SHBA dhe partnerëve evropianë.

Më tej DASH i ka bërë thirrje që kryeministri Albin Kurti të ndryshojë kursin e sjelljes dhe palët duhet të përmbahen nga veprime të mëtejshme që nxisin konfliktin.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës dënojnë ashpër veprimet e Qeverisë së Kosovës për të hyrë me forcë në ndërtesat komunale në veri të Kosovës, veprime që ajo ndërmori kundër këshillave të Shteteve të Bashkuara dhe partnerëve evropianë të Kosovës.

Këto veprime kanë përshkallëzuar në mënyrë të panevojshme tensionet, duke minuar përpjekjet tona për të ndihmuar në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe do të kenë pasoja për marrëdhëniet tona dypalëshe me Kosovën.

I bëjmë thirrje kryeministrit Albin Kurti që të ndryshojë kursin dhe të gjitha palët të përmbahen nga çdo veprim i mëtejshëm që do të ndezë tensionet dhe do të nxisë konfliktin.”, thuhet në deklaratën e DASH.


Më shumë