Hapësire reklamuese

Politikë

Tensionet në Parlament, Rama zbulon nëse kanë nisur negociatat me opozitën

Shkruar nga Newsbomb
Tensionet në Parlament, Rama zbulon nëse kanë nisur negociatat me

Kryeministri Edi Rama në një konferencë për mediat është pyetur lidhur me atë çfarë është duke ndodhur në Kuvendin e Shqipërisë dhe nëse mazhoranca i ka shtrirë dorën e bashkëpunimit kolegëve të opozitës, në mënyrë për normalizimin e jetës parlamentare.

Kreu i qeverisë, u shpreh se socialistët nuk kanë kryer asnjë shkleje të të drejtave të opozitës për ngritjen e komisioneve hetimore, por i kanë refuzuar pasi vetë demokratët kanë shkelur kornizën e mirëpërcaktuar nga vendimet e Gjykatës Kushtetuese.  Rama theksoi se opozita apo opozitat kanë të drejtë të ngrenë një komision hetimor, mirëpo duhet të jetë brenda kornizës së mirë përcaktuar nga vendimet e Kushtetueses.

“E kemi thënë dhe e përsëris prapë, kjo nuk është çështje negociatash, por të drejtash. Opozita apo opozitat kanë të drejtë të ngrenë një komision, por duhet të jetë brenda kornizës së mire përcaktuar nga vendimet e GJK”, tha Rama, duke shtuar më tej se çdo inciativë e tillë ka miratimin e mazhorancës.

Ndërsa, sa i përket reformës zgjedhore, sipas kryeministrit është një praktikë e cila ka dalë nga kotensti k kohës që jetojmë dhe pas përfundimit të agatit socialistët do t’ i lënë në tryezë kuvendit dhe nëse do ketë të tjerë që do duan të lënë propozimet do t’i lënë.

A ka marrëveshje mes mazhorancës dhe opozitës për normalizimin e jetës parlamentare. Pjesëmarrja e 6 kryebashkiakëve të opozitës a është qasje e ndryshuar nga ju për bashkëpunimin me non-gratën?

Rama: Nuk arrij ta kuptoj nëse ata të cilët komentojnë marrëveshje për ngritjen e disa komisioneve hetimore bëjnë sikur nuk kuptojnë apo nuk kuptojnë sepse ne e kemi thënë shumë kohë më parë dhe është e njëjta gjë që përsëris. Ne nuk kemi refuzuar dhe nuk kemi shkelur asnjë të drejtë për ngritjen e komisioneve hetimore. Ne kemi refuzuar të votojmë iniciativa që në emrin e komisioni hetimor shkelnin kornizën e mire përcaktuar nga vendimet e GJK.

LEXO EDHE: Rama pas mbledhjes në Shkodër: Diskutuam për legalizimet, do të ketë rritje të pagave

E kemi thënë dhe e përsëris prapë, kjo nuk është çështje negociatash, por të drejtash. Opozita apo opozitat kanë të drejtë të ngrenë një komision, por duhet të jetë brenda kornizës së mire përcaktuar nga vendimet e GJK. Çdo iniciativë e tillë ka miratimin tonë, nuk ka nevojë për bisedime. Sa i përket reformës zgjedhore, është një praktikë që ka dalë nga konteksti kohës që jetojmë dhe ne si PS me mbarimin e afatit do t’ia lëmë në tryezë kuvendit dhe nëse do ketë të tjerë që do duan të lënë propozimet do t’i lënë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese