Hapësire reklamuese

Bota

Tensionet në Pakistan, Putini bisedë telefonike me kryeministrin indian

Shkruar nga Newsbomb

Tensionet Indi-Pakistan për rajonin e Kashmirit, ka bërë që presidenti rus, Vladimir Putin të zhvillojë një bisedë telefonike me kryeministrin indian Narendra Modi, ku mësohet se qëllimi i bisedës ishte çështja e konfliktit. 

Zëdhënësit nga Kremlini transmetojnë se presidenti Putin ka dhënë të tregojë se së shpejti do të gjendet një zgjidhje për situatën aktuale në Kashmir.

Presidenti rus po ashtu ftoi kryeministrin indian në forumin ekonomik, që do të mbahet në qytetin rus Vladivostok në shtator të këtij viti.

Tensionet mes Indisë dhe Pakistanit mbi krizën e Kashmirit u përshkallëzuan më 14 shkurt, kur një sulm me bombë ndaj një grupi paraushtarak vrau 44 ushtarë indianë dhe plagosi 20 të tjerë. India akuzoi drejtëpërdrejt Pakistanin për këtë ngjarje, por Islamabadi ka hedhur poshtë akuzat dhe e ka dënuar këtë sulm.

Forcat indiane kryen sulme ajrore në një kamp që ndodhet në anën pakistaneze të vijës së kufirit.

Situata eskaloi më shumë të mërkurën, kur ushtria pakistaneze rrëzoi dy avionë ushtarak indianë që shkelën në hapësirën ajrore të Pakistanit.

Nga ana tjetër, tre avionë pakistanezë shkelën në hapësirën ajrore indiane, gjë që shkaktoi reagimin e forcave indiane. Mediat raportuan se forcat indiane kishin rrëzuar një avion pakistanez F-16.

Për shkak të konfliktit në Kashmir, autoritetet e Pakistanit dhe Indisë mbyllën shumicën e aeroporteve dhe hapësirën ajrore për fluturime civile.

SHBA-të, BE-ja, Rusia, Turqia dhe shumë vende të tjera u kanë bërë thirrje të dy vendeve në konflikt që  të përmbahen nga eskalimi i mëtejshëm i situatës dhe të zgjidhin dallimet përmes dialogut.

 

Sondazh

Poll