Hapësire reklamuese

Politikë

Tensionet në mbledhjen e Kryesisë, Basha: Brenda familjes tonë ka nisur reflektim, mendimet ndryshe duhen respektuar

Shkruar nga Newsbomb
Tensionet në mbledhjen e Kryesisë, Basha: Brenda familjes tonë ka

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar pas tensioneve dhe incidenteve të ndodhura mbrëmjen e djeshme, gjatë mbledhjes së Kryesisë.

Përmes një postimi në “Twitter”, ish-kreu i demokratëve shkruan se fryma e debatit konstruktiv me të cilën Kryesia debatoi mbrëmjen e djeshme, është shenjë e qartë e një reflektimi të thellë që ka nisur brenda kësaj force politike.

Sipas Bashës, mendimet e ndryshme në një forum politik tregojnë demokraci dhe se duhen respektuar të gjithë anëtarët. Ndërkohë, në fund të reagimit të tij demokrati dënon dhe refuzon të gjitha përpjekjet për tensionim që ushqen kulturën e vjetër politike.

“Fryma e debatit konstruktiv me të cilën Kryesia e PD debatoi për më shumë se 8 orë për gjetjen e rrugës më të mirë në funksion të riorganizimit të PD, është shenjë e qartë e një reflektimi të thellë që ka nisur brenda familjes tonë politike.

Nuk ka gjë më demokratike se mendimet e ndryshme në një forum politik. Debatet dhe mendimi ndryshe duhen respektuar nga të gjjthë. Vlerat demokratike që na drejtojnë në këtë rrugëtim të vështirë për ne demokratët nuk mund të cënohen nga asnjë individ.

Refuzoj dhe dënoj me forcë çdo përpjekje për tensionim që ushqen kulturën e vjetër politike të baltës dhe shantazhit me të cilën jemi ndarë njëherë e mirë dhe që duhet lënë pas”, shkruan Basha.

https://twitter.com/lulzimbasha_al/status/1666394767360675849

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese