Tirana
clear sky
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
33 %
2.1kmh
0 %
Hën
13 °
Mar
12 °
Mër
13 °
Enj
11 °
Pre
13 °
E hënë, 28 Nëntor, 2022

Tensionet në Laknas, kërcënohet me jetë Sazan Guri: Më drejtuan armën, por me mua nuk matet dot njeri

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ditën e sotme banorët e Laknasit janë përplasur sërish me punëtorët e firmës që kërkon të ndërtojë thertore. Sipas tyre, fadroma e firmës është futur në Laknas në orën 03:00 të mëngjesit dhe ka shkatërruar e prerë dhjetëra pemë.

Në mbështetje të banorëve ka qenë dhe ambientalisti Sazan Guri i cili pretendon se është kërcënuar me jetë ditën e sotme. Për mediat, Guri ka bërë me dije se kanë qenë nipat e administratorit të firmës, të cilët i kanë drejtuar amrën teksa ishin duke ikur me makinë.

“Disa djem ishin duke udhëtuar me makinë dhe më drejtuan pistoletën.Jam kërcënuar 3 herë. Unë jam i prekur se mund të ketë pasiguri familja, por unë nuk kam frikë. Me mua nuk  matet dot njeri, mua nuk më kërcënojnë dot. Nuk i kam frikë, pro ata duhet t’i vënë gishtin kokës që nuk kanë punë me mua. Le të fitojë me logjikë ai, jo me armë. Janë nipërit e Bledar Dacit, administratori i kësaj kompanie.”, tha ai.

Sazan Guri u drejtua drejt komisariatit të policisë në Kamëz për të bërë kallëzimin e tij në lidhje me ngjarjen.

Më shumë




spot_img








spot_img