Me kërkesë të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Komisioni i Etikës ka vendosur përjashtimin nga punimet e Kuvendit 4 deputetët e opozitës.
Kreu i Grupit Parlametar të demokratëve, Gazment Bardhi është përjashtuar me 10 ditë, ndërsa tre deputetët e tjera, Bledion Nallbati, Flamur Noka dhe Asllan Dogjani me 20 ditë.
Pas kaosit të shkaktuar në seancën e fundit plenare, socialistët kërkuan përjashtimin e deputetëve të opozitës. Noka, Bardhi, Nallbati dhe Dogjani në seancën e kaluar u futen më forcë në Kuvend, ndëra shkaktuan tensione dhe duke mos lejuar kolegët e mazhorancës që të mbanin fjalën.
Bardhi ishte i pari që u fut në Kuvend pas përplasjes me Gardën, ndërsa më pas arritën të futeshin dhe deputetët e tjerë. Me të hyrë në salllë Bardhi iu drejtua foltores çfarë bëri që në sallë të futej Garda. Nga ana tjetër deputeti Asllan Dogjani teksa bërtiste mori librin e rregullores së Kuvendit dhe e hodhi drejt kryeministrit Edi Rama. Situata e tensionuar bëri që kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla të mbyllte seancën pas 15 minutash që nga nisja.
Prej muajsh tani deputetët e opozitës janë duke shkatuar situata kaotike në Kuvend, ata janë shprehur se nuk do të lejojnë zhvillimin normal të seancave apo të komisioneve deri sa të pranohet kërkesa e tyre për Komisionet Hetimore.