Hapësire reklamuese

Politikë

“Tensionet në Kosovë të panevojshme”, Begaj: Askush s’është i kënaqur me sjellje që nuk i shërbejnë rajonit

Shkruar nga Newsbomb

Presidenti Bajram Begaj ka mbajtur një konferencë të përbshkët me presidentin e Estonisë, Alar Karis, i cili ndodhet në shqipëri për një vizitë zyrtare.

Gjatë fjalës së tij, Begaj është pyetur nga gazetarët në lidhje me situatën e tensionuar në në veri të Kosovës. Ai tha se tensionet në veri ishin të panevojshme në kohën kur ne dhe ndërkombëtarët po prisnim për avancim në në lidhje me dialogun mes këtyre dy vendeve.

“Askush nuk është i kënaqur me sjellje që nuk i shërbejnë rajonit, në momentin që i gjithë rajoni i Ballkanit perëndimor është në proces integrimi.

Në kohën kur ne prisnim zhvillimin e negociatave mes Kosovës dhe Serbisë kemi pasur një tensionim të situatës, që u përdor nga qytetarët serbë në veri të Kosovës. Kriminelët që ushtruan dhunë ndaj gazetarëve, ndaj qytetarëve të Kosovës, dhe ushtarëve të KFOR, sjell pasoja për komunitetin ndërkombëtar, që ka sjellë sforcim i panevojshëm i partnerëve strategjikë. Situatë kërkon një zgjidhje që besoj se do të merret në konsideratë nga drejtuesit”, ka thënë Begaj.

Kujtojmë që në veri të Kosovës u zhvilluan disa protesta të dhunshme në katër komuna veriore pasi Kosova vendosi kryetarë komunash shqiptarë etnikë të cilët u zgjodhën në zyra me një pjesëmarrje prej vetëm 3.5%. Serbët, të cilët formojnë një shumicë në rajon, bojkotuan zgjedhjet lokale.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu