Tirana
overcast clouds
6.5 ° C
6.5 °
6.5 °
93 %
1kmh
100 %
Die
10 °
Hën
12 °
Mar
13 °
Mër
14 °
Enj
8 °
E shtunë, 26 Nëntor, 2022

Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë, Kurti dhe Vuçiç pritet të takohen këtë muaj

spot_img

Lajme të ngjashëm

Zv.kryeministri Besnik Bislimi ka thënë se këtë muaj do të ketë një takim mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe atij të serbisë Aleksandër Vuçiç.

Ai tha se takimi mund të zhvillohet në tetor pa dhënë një datë fikse, teksa tha se takimi mes palëve do të mbahet në Bruksel.

Sipas tij, janë disa marrëveshje që nuk janë zbatuar, e ndër to është ajo për energjinë dhe pikërish për këto do të diskutohet.

“Në këtë takim Kryeministri Kurti ka paraqitur pozicionin e tij, kanë qenë të dakortësuar që të ketë takime, mesa di ka pritje që edhe gjatë muajit tetor të organizohet një takim.

Ka marrëveshje të pazbatuara, një ndër to është edhe marrëveshja për energjinë. Deri më tani ka pasur lëvizje vetëm në obligimet që i ka marrë ZrrE, por pikat e tjera nuk janë përmbushur. Ne i kemi dërguar një letër BE-së se ka kaluar afati dhe tani mund të rrjedhë afati shtese dhe kjo nënkupton që mund të ketë edhe pasoja për licencën” tha ai në Kuvend.

Më shumë




spot_img






spot_img