Hapësire reklamuese

Rajoni

Tensionet greko-turke, Erdogan i jep fund bisedimeve me vendin fqinj

Shkruar nga Newsbomb
Tensionet greko-turke, Erdogan i jep fund bisedimeve me vendin fqinj

Presidenti turk Tajip Erdogan deklaroi sot se Turqia i ka dhënë fund bisedave me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis, pas një mosmarrëveshje.

Ai ka bërë me dije se mosmarrëveshja ka të bëjë me atë që Ankaraja e quan shkelje të hapësirës ajrore.

Në fillim të këtij muaji, presidenti Rexhep Tajip Erdogan tha se, për të, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, “nuk ekziston më”. Komenti pasoi thirrjen që kryeministri Mitsotakis i bëri Kongresit amerikan që të bllokojë shitjet e pajisjeve ushtarake për Turqinë.

Kujtojmë që vitin e kaluar, pas një ndërprerjeje pesëvjeçare, dy anëtarët e NATO-s rifilluan bisedimet për të adresuar mosmarrëveshjet e tyre në Detin Mesdhe dhe çështje të tjera dypalëshe. Bisedimet kanë bërë pak përparim, por nuk kanë munduar as tensionet mes palëve.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu