Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Tensionet dhe dhuna në Tirana – Kastrioti, policia arreston presidentin dhe drejtorin teknik të krutanëve

Shkruar nga Newsbomb
Tensionet dhe dhuna në Tirana – Kastrioti, policia arreston

Policia e Tiranës ka arrestuar Presidentin dhe Drejtorin Teknik të skuadrës së Kastriotit, për hyrjen në fushën e stadiumit dhe ndërprerjen e ndeshjes me dhunë.

Në sfidën e javës së 32 mes Tiranës dhe Kastriotit e zhvilluar në “Selman Stërmasi”, presidenti Alban Vogli dhe drejtori teknik Gazmend Vogli kanë kundërshtuar vendimin e punonjësve të policisë teksa mbi ta rëndojnë dy akuza. “Kundërshtim i punonjësit të policisë dhe rendit publik dhe Veprime të dhunshme në aktivitete sportive”.

Dyshja nuk ishte dakord në momentin që Tirana shënoi golin e fitores, pasi sipas tyre duhej ndalur loja për Fair – Play. Më pas sfida ka degjeneruar në akte dhune mes kampeve, aqsa në fushë është dashur ndërhyrja e sigurisë dhe forcave të rendit. Në fund Tirana fitoi 1-0 me gol të Hoxhallarit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 bënë arrestimin në flagrancë për veprat penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik” e kryer në bashkëpunim, dhe “Veprime të dhunshme në aktivitete sportive” të kryera në bashkëpunim, të shtetasve :

•A. V., 34 vjeç, Presidenti i një ekipi futbolli ;

•G. V., 32 vjeç, Drejtor Teknik i një ekipi futbolli.

Arrestimi i këtyre dy shtetasve u bë pasi ditën e djeshme në rrugën “Sulejman Delvina”, tek stadiumi “Selman Stërmasi”, gjatë zhvillimit të ndeshjes Tirana – Kastrioti, këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë hyrë në fushën e lojës duke shkaktuar tension dhe ndërprerjen e ndeshjes për disa minuta dhe më pas kanë goditur dy punonjës policie për të shmangur shoqërimin e tyre.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll