Njësi të shumta policore duke përfshirë edhe SIT-in kanë nisur aksion për arrestimin e personave që dyshohet se merren me kontrabandë në Zubin Potok dhe në pjesë të tjera të Veriut të Kosovës
Nga ky aksion ka mbetur i plagosur një polic përderisa janë arrestuar pesë persona deri tani. Ky numër është konfirmuar zyrtarisht.
Ndërkohë serbët lokalë në Zubin Potok, kanë bërë barrikadë ndërsa janë dëgjuar të shtëna të shumta të armëve, njofton Klan Kosova, transmeton Newsbomb.al.
Situata për momentin është e qetë por ka prezencë e madhe e Policisë së Kosovës.
Një aksion të gjerë ka zhvilluar në orët e para të mëngjesit të sotëm Policia e Kosovës. Sipas mediave kosovare nga ky aksion janë prangosur zyrtarë serbë të policisë.
Të gjithë këta dyshohet se janë të përfshirë në krim të organizuar dhe vepra të tjera penale.
Në mesin e të arrestuarve ka edhe policë nga Kosova (nga fshatrat e jugut të Mitrovicës). Mirëpo, dominojnë policët serbë.