Hapësire reklamuese

Bota

Tensione në Ngushticën e Hormuzit, luftanija amerikane provokohet nga tre anije të Gardës Revolucionare të Iranit (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
Tensione në Ngushticën e Hormuzit, luftanija amerikane provokohet nga

Anijet e marinës amerikane dhe iraniane për pak sa nuk u përplasën këtë të hënë, pasi tre skafe kaluan pranë anijeve luftarake amerikane me shpejtësi të lartë. Një prej mjeteve lundruese të Iranit u drejtua për disa momente "kokë më kokë" me një anije që shoqëronte luftanijen e Marinës.

Anija patrulluese e klasit "Cyclone USS Sirocco" lëshoi një alarm paralajmërues dhe më pas skafi i Gardës Revolucionare ndryshoi kursin e lundrimit. Pamjet e kapura nga bordi i anijes amerikane tregojnë momentin e incidentit.

Tensionet mbeten të larta për negociatat e ngecura mbi marrëveshjen e prishur bërthamore të Iranit me fuqitë botërore dhe ndërsa Teherani pasuron uraniumin më shumë se kurrë, nën mbikëqyrjen ndërkombëtare në rënie.

Marina amerikane po patrullonte në Ngushticën e Hormuzit (Strat of Hormuz), një vendkalim i ngushtë strategjik i rëndësishëm në brigjet e Iranit në të cilin udhëtojnë cisternat e naftës. Anija iraniane shihet duke u afruar në distancë, e shkëputur nga dy anijet e tjera.


"Veprimet e Gardës nuk përmbushnin standardet ndërkombëtare të sjelljes profesionale ose të sigurt detare, duke rritur rrezikun e llogaritjes së gabuar dhe përplasjes", tha Marina Amerikane. Irani nuk e pranoi menjëherë incidentin në rrugën ujore strategjike.

Më 4 mars, tre anije të Gardës patën një përplasje të tensionuar për më shumë se dy orë me anijet e Marinës dhe të Rojës Bregdetare të SHBA-së ndërsa po udhëtonin nga Gjiri Persik përmes ngushticës.

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.