Tirana
overcast clouds
15 ° C
15 °
15 °
88 %
0.5kmh
90 %
Sht
16 °
Die
20 °
Hën
24 °
Mar
24 °
Mër
20 °
E shtunë, 15 Maj, 2021
spot_img

TENSIONE në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit në OKB, Rusia kërkon që ministrja Gërvalla të heqë flamurin e Kosovës, Britania e Madhe i del në mbrojtje

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ka nisur me tensione mbledhja e Këshillit të Sigurisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, pasi përfaqësuesi i rusisë ka kërkuar nga ministrja e Jashtme e Kosovës që të heqë flamurin e Kosovës që ishte vendosur pas saj.

“Ne nuk jemi kundër ndaj përfaqësuesve të Kosovës, megjithatë dua të ndaj faktin që zonja Donika Gërvalla është ulur para flamurit të Kosovës. Kosova nuk është e njohur si shtet por vetëm si territor, prandaj kërkojmë që për të vazhduar prezantimin ajo ose të ndryshojë pamjen prapa ose të heq flamurin në mënyrë që të vazhdojmë tutje”, tha përfaqësuesi rus.

Por kërkesa e tij është kundërshtuar ashpër nga përfaqësuesi i Britanisë së Madhe, i cili tha se nuk ka asnjë arsye që ministrja të ndryshojë pamjet pas saj për të vazhduar prezantimin.

“Ky nuk është një takim zyrtar dhe ne nuk shohim ndonjë arsye që ministrja Gërvalla të ndryshojë pamjet mbrapa për të vazhduar prezantimin”, tha përfaqësuesi i Mbretërisë së Bashkuar.

Presidenti i Këshillit të Sigurimit të OKB-së ndërpreu mbledhjen për disa minuta, por edhe pas rifillimit të mbledhjes ministrja Gërvalla u lejua që të mbante flamurin e shtetit të saj.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img