Hapësire reklamuese

Politikë

Tensione në mbledhjen e Bashës me grupin e PD, Albana Vokshi braktis takimin dhe bën deklaratën e fortë

Shkruar nga Newsbomb
Tensione në mbledhjen e Bashës me grupin e PD, Albana Vokshi braktis

Deputetja Albana Vokshi është larguar e para nga mbledhja e grupit parlamentar të PD-së.

Mësohet se gjatë mbledhjes në selinë blu ka patur debate, ndërsa kryetarja e Gruas Demokratike, Vokshi ka thënë se Lulzim Basha nuk ka lejuar asnjë diskutim.

Vetëm dy ditë më parë Basha deklaroi zgjedhjet për kryetaren e re të LGD-së, vendim që nuk u prit mirë nga Vokshi.

Sa i përket deklaratave të Bashës për Sali Berishën se i përket së shkuarës dhe “është një tub oksigjeni për Ramën” që ai “do e këpusë”, Vokshi ka thënë se ato nuk përfaqësojnë PD-në.

“Kryetari nuk na dha asnjë mundësi të debatonim, nuk na u lejua asnjë diskutim. I qëndroj deklaratave të mija. Deklaratat që Lulzim Basha ka bërë një ditë më parë, nuk përfaqësojnë Partinë Demokratike”, deklaroi Vokshi pas takimit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu