Me tensione është zhvilluar ditën e sotme Kuvendi në Malin e Zi, ku ka pasur përplasje të ashpër mes deputetëve.
Mediat malazeze shkruajnë se për pak sa nuk ka pasur një përplasje fizike mes ish kryeministrit, njëherazi deputetit Dritan Abazovic dhe Nikolla Zirojevic. Është dashur ndërhyreja e kolegëve të tjerë të cilët bënë të mundur shmangjen e një përleshje fizke në Kuvend.
Debati arriti kulmin kur Zirojeviç, duke iu drejtuar kolegëve të tij në Kuvend, sugjeroi që një deputeti, drejtuar Abazoviçit, që shpreh sjellje agresive t’i jepej qetësues. Menjëherë është ngritur në këmbë Abazoviç, i cili tha “kur ta marr unë do e kujtosh gjith jetën”.
Seanca menjëherë pas kësaj ngjarje është ndërprerë për disa minuta.