Hapësire reklamuese

Aktualitet

Tensione në Komisionin e “Zgjedhores”, deputetët e Bardhit u zënë karriget anëtarëve

Shkruar nga Newsbomb
Tensione në Komisionin e “Zgjedhores”, deputetët e Bardhit

E teksa Komisioni i Reformës Zgjedhore mblidhet pas një kohe të gjatë, duket se mbledhja nuk do të shkojë normalisht.

Ashtu siç edhe ishte paralajmëruar Gazment Bardhi dhe deputetët e tij mbështetës, janë futur në mbledhje duke shkaktuar tensione e përplasje.

Deputetët e grupit të Bardhit kanë hyrë në mbledhjen dhe janë ulur në karriget e anëtarëve të Komisionit të Reformës Zgjedhore.

Deputetët që kanë bllokuar Komisionin janë: Albana Vokshi, Lindita Metaliaj, Ervin Salianji, Asllan Dogjan,i Gazment Bardhi, Edmond Spaho, Flamur Noka, Xhelal Mziu, Lefter Geshtenja, Elda Hoti, Luan Baçi, Saimir Korreshi, Bledion Nallbati, Petrit Vasili, Dhurata Cupi, Isuf Cela dhe Fatmir Mediu.

Albana Vokshi ka zënë karrigen e kryetarit Damian Gjiknuri, ndërsa Lindita Metaliaj ka zënë karrigen e bashkëkryetarit Enkelejd Alibeaj. Pas tensioneve Ulsi Manja u largua nga salla, teksa tha: “unë jam këtu me votën e popullit, ata të mbajnë karriget”.

Kujtojmë që më herët Gazment Bardhi mbajti një mbledhje, ku pikërisht në të u vendos edhe që të bllokonin këtë takim.

Në Komision do të marrin pjesë 18 anëtarë, nga të cilët 9 janë përfaqësues të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, 6 përfaqësues të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, 1 përfaqësues i Grupit Parlamentar Aleanca për Ndryshim, 1 përfaqësues i Grupit Parlamentar Demokraci dhe Integrim dhe një përfaqësues deputet i pavarur.

Lexo edhe: Mbledhja e Komisionit të Reformës Zgjedhore, çfarë kanë përgatitur Bardhi me Berishën

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese